Është zhvilluar sot takimi prezantues i projektit “Këshillim drejt punësimit” në Qendrën Rinore ARKA në Bashkinë Malësi e Madhe.
Punësimi i migrantëve të kthyer dhe grupeve të cënuara ne Shqipëri është në fokusin e Qeverisë Gjermane dhe GIZ të cilët kanë mundësuar zbatimin e qasjes së suksesshme Këshillim drejt Punësimit në 12 rajone të vendit.
1000 pjesëmarrës në projekt do të këshillohen dhe orientohen për të zhvilluar aftësitë e tyre personale dhe profesionale me qëllim hyrjen në tregun e punës dhe integrimin ekonomik.
40 pjesëmarrës janë përzgjedhur në Bashkinë Shkoder dhe Malesi e Madhe per tu bere pjese e ketij cikli.
Ky projekt ne Shkoder dhe ne Malesine e Madhe zbatohet nga CODE Partners/Qendra Rinore ARKA i mbeshtetur nga C4EEProject Swisscontact Albania / Kosovo dhe nga Qeveria Gjermane / GIZ/ Programi PME / DIMAK Albania.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.