Qendra Rinore ARKA

Qendra Rinore ARKA është një vend shumë i rëndësishëm për komunitetin e rinjve dhe u krijua me qëllim të ofrimit të mundësive të reja, inovacionit, dhe zhvillimit personal për të rinjtë. Ajo u hap me datë 20 Shkurt 2015 si ëndërr e të rinjve Shkodranë nga dy organizata partenere ACLI Ipsia dhe Consulting and Development Partners, organizata të përfshiera në zbatimin e projekteve të zhvillimit shoqëror dhe rinor.

Qendra Rinore ARKA është një qendër e specializuar për të rinjtë, ku ata mund të zhvillojnë aftësitë e tyre, të eksplorojnë pasionet e tyre, dhe të gjejnë veten në një mjedis të stimulueshëm. Kjo qendër ofron një gamë të gjerë të mundësive që përfshijnë arsimin, trajnimet, aktivitetet artistike, dhe shumë të tjera. Ajo ka një qëllim të qartë për të inkurajuar të rinjtë të ndjehen të përfshirë dhe të motivuar për të arritur potencialin e tyre maksimal.

Ambjentet e Qendrës Rinore ARKA janë të krijuara me kujdes dhe janë të përshtatura për të promovuar artin, kulturën dhe talente të reja. Kjo qendër ka salla dhe oborr për ngjarje kulturore, galeri arti, dhe hapësira të dedikuara për aktivitete të ndryshme të rinorëve. Kjo krijon një mjedis të frytshëm për zhvillimin e aftësive artistike dhe krijuese të të rinjve.

Skip to content