Mbrëmje letrare me Arian Lekën dhe Anna Koven mbi romanin në gjuhën gjermane “Kafsha e zemrës”, të shkrimtares nobeliste Herta Müller.
Aktiviteti do të zhvillohet në gjuhën shqipe, pa përkthim.
Autorja tregon për jetën e zakonshme, të përditshme. Për njerëzit që vuajtën nën regjimin komunist.
Herta Müller rrëfen për Rumaninë, por njëkohësisht edhe për vende të ngjashëm me të (si Shqipëria), ku të pafajshmit ndihen fajtorë dhe gjëja që artikulojnë më qartë është frika, që ka hyrë deri në zemrën e kafshës së vogël.
Autorja e ndërton realitetin përmes gjuhës poetike, si të na thotë se, pa këtë gjuhë, tmerri i realitetit ishte i papërballueshëm.
Mbi romanin, autoren, dhe letërsinë në diktaturë do të zhvillohet një dialog mes shkrimtarit dhe studiuesit Arian Leka me Ana Koven, shkrimtare dhe përkthyese e romanit.
Pjesë nga romani do të lexohen në shqip nga aktori Kastriot Ramollari.
Përkthimi i origjinalit nga gjermanishtja në shqip u financua nga Rrjeti Europian për Letërsinë dhe Librat “Traduki”.
- Vini re: Detyrim i rezervimit!
Aktiviteti do të zhvillohet në ambient të hapur, para një publiku të kufizuar dhe me hyrje falas.
Të gjithë të ftuarit duhet të regjistrohen me email në info@arkayouthcenter.com jo më vonë se 48 orë para aktivitetit.
Ju lutemi, na bëni me dije emrin tuaj, numrin e telefonit, adresën e postës elektronike, kohën dhe vendin e aktivitetit. Pranimi është i mundur vetëm nëse rezervimi është konfirmuar nga organizatorët. Lutemi të ruani distancën nga njëri-tjetri dhe të keni me vete maskën mbrojtëse.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.