SHPALLJE PËR PSIKOLOG/SUPERVIZOR I KOMUNITETIT EDUKATIV, QENDËR REZIDENCIALE PËR TË MITUR JETIMË

[vc_row][vc_column][vc_gallery images=”4490,4491,4492″ img_size=”large”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]SHPALLJE PËR PSIKOLOG/SUPERVIZOR I KOMUNITETIT EDUKATIV,
QENDËR REZIDENCIALE PËR TË MITUR JETIMË

Në kuadër të projektit “Komuniteti i të Ardhmes: ndërhyrje të përfshirjes sociale dhe në tregun e punës për jetimët e Shkodrës”, AID 10950, projekt i financuar nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (AICS), dhe që po zbatohet nga Shoqata IPSIA, në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër, CODE PARTNERS, SHIS, Universitetin e Bolonjës, Universitetin e Shkodrës dhe Kooperativën Lybra, respektivisht komponentë specifikë të këtij projekti, po ndërtohet një institucion rezidencial – Komunitet Edukativ Rezidencial i ri në Bashkinë e Shkodër, i cili do t’u shërbejë fëmijëve të moshës 6-18 vjeç për edukimin dhe zhvillimin e tyre.

Mbështetur në dispozitat e legjislacionit shqiptar në fuqi, e veçanërisht në:
• Kodin e Punës së Republikës së Shqipërisë, miratuar me ligjin nr.7961, me datë 12/07/1995;
• ligjin nr. 7703, me datë. 11/05/1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”;
• ligjin nr. 121/2016: Për Shërbimet e Kujdesit Shoqëror në Republikën e Shqipërisë;
• vendimin nr. 111, datë 23.02.2018: Për krijimin dhe funksionimin e fondit social;
• vendimin nr. 518, datë 04.09.2018: Për shërbimet e kujdesit shoqëror komunitar e rezidencial, kriteret, procedurat për përfitimin e tyre dhe masën e shumës për shpenzime personale për përfituesit e shërbimit të organizuar.

Bashkia Shkodër dhe shoqata IPSIA, në bashkëpunim me partnerët e tjerë, CODE PARTNERS, SHIS, Universitetin e Bolonjës dhe Universitetin e Shkodrës, njofton shpalljen e një vendi të lirë pune dhe bën organizimin e konkursit për pozicionin e kandidatit për Psikolog/Supervizor i Komunitetit edukativ, qendër rezidenciale për të mitur jetimë.

[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Leave a Reply



Skip to content