[vc_row][vc_column][vc_single_image image=”3959″ img_size=”large”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Art House ka kënaqësinë t’ju ftojë në mbrëmjen e hapjes së “Ekrani i Artit” në Teatrin Migjeni, i cili këtë vit feston edhe 70 vjetorin e themelimit të tij.
Programi i sivjetshmëm bën bashkë disa kontribues: festivale filmi, muze, kuratorë dhe artistë. Nata e parë do të sjellë një përzgjedhje prej tyre duke u përmbyllë me film me metrazh të gjatë të artistit Pleurad Xhafa.
Mbrëmja do të vazhdojë në oborrin e Qendrës Rinore “Arka” me muzikantin Kolë Laca dhe projektin e tij “Shkodra Elektronike”.
Ka bashkëpunuar me shumë emra të rëndësishëm të muzikës italiane si Roy Paci e Mezzosangue.
“Shkodra elektronike” është një udhëtim në (ri)zbulim të muzikës popullore shkodrane, përpunuar sipas muzikës elektronike. Bëhet fjalë për një repertor që bën pjesë në atë lloj muzikor që në Shkodër quhet Aheng. Repertori i Ahengut përbëhet nga këngë që janë kompozuar duke filluar prej viteve 1800 deri në vitet 1950-’60. Është një traditë që ka lindur dhe është zhvilluar si rrjedhojë e asimilimit të ndikimeve të ndryshme: duke filluar prej ndikimeve turke te këngët malësore të Shqipërisë së Veriut, prej Republikës së Venecias te tradita rome.
Te “Shkodra elektronike” këtyre ndikimeve të shumta i shtohet edhe ajo elektronike. Bëhet fjalë për një angazhim që kërkon ta sjellë traditën e lashtë në dimensionin bashkëkohor.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.