[vc_row][vc_column][vc_column_text]
AKADEMIA E LIDERSHIPIT RINOR
?22 Mars 2019, ora 11.00
?Format Inovative te “Welfare”: Shërbimet ndaj Personit dhe Komunitetit.
✅ Lektore: Merita Xhafaj, Drejtore e Politikave të Programeve të Zhvillimit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Biografia:
Znj. Merita Xhafaj është Drejtore e Politikave të Programeve të Zhvillimit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, që nga viti 2013. Është diplomuar në Universitetin e Tiranës për Financë në 1982 dhe ka përfunduar studimet Master në Administrim Publik në Universitetin e Tiranës në bashkëpunim me Universitetin e Nebraskës – Lincoln gjatë periudhës 2003-2005.
Ka treguar aftësi shumë të mira në pozicionet që ka pasur dhe ka ndjekur programe kualifikimi të ndryshme mbi hartimin e politikave, në vende të ndryshme të BE dhe SHBA. Znj. Xhafaj ka një përvojë të gjatë mbi 25 vjeçare në nivele të larta të të bërit politikë në sektorin e administratës publike dhe për shumë se 5 vjet ka menaxhuar një kompanie private.
�Përgjegjësitë kryesore të saj janë fokusuar në fushën e Barazisë Gjinore, dhunës ndaj grave dhe asaj në familje, integrimin e romëve dhe të egjiptianëve, mbrojtjes së fëmijëve, ndihmës ekonomike, mbrojtjes sociale, etj.
Në tre vitet e fundit ajo ka udhëhequr ekipet për përgatitjen e një numri raportesh dhe dokumentesh strategjike për Shqipërinë, si Pekini +20, raporti për Shqipërinë dhe raport CEDAW, gjithashtu në përgatitjen e strategjisë për Barazi Gjinore 2016-2020 dhe planin e veprimit, LGBTI Plani Kombëtar i Veprimit 2016-2020, Plani Kombëtar i Veprimit për Rininë 2015-2020, Plani Kombëtar i Veprimit për Integrimin e Minoritetit Rom dhe Egjiptian 2016-2020 dhe disa ndryshime të legjislacionit në fushën e të Drejtave të Njeriut, si dhe një ligj të ri mbi Ndërmarrjet Sociale dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve etj. Tani është duke ndjekur procesin e monitorimit për zbatimin e të gjithëve këtyre dokumenteve strategjike.
[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”3132″ img_size=”large”][/vc_column][/vc_row]
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.