[vc_row][vc_column][vc_column_text]✅ Akademia e Lidershipit Rinor, 27 Prill 2019, ora 11.00, tek Qendra Rinore Arka
✅ Tema: Bazat ekonomike e politike te Shtetit te mireqenies sociale”
✅ Lektor: Prof. Dr Adrian CIVICI
Biografi e shkurtër:
Adrian Civici është doktor në shkencat ekonomike akorduar nga ENSA, Montpellier (Francë, 2002) dhe doktor në ekonomi agrare akorduar nga Universiteti Bujqësor i Tiranës (Tirane, 1993). Në vitin 1995 merr titullin “Profesor i Asociuar” dhe nga viti 2011, mban titullin “Profesor” në shkencat ekonomike. Gjatë karrierës profesionale ka punuar në pozicione të rëndësishme si Përgjegjës i Departamentit të Ekonomisë dhe Politikave Agrare (1992-1996), Dekan i Fakultetit të Ekonomisë Agrare në Universitetin Bujqësor të Tiranës (1996-2001); Drejtor Ekzekutiv i Qendrës së Studimeve Rurale dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm (1998-2005); Këshilltar i Ministrit të Financave (2001-2002); Drejtor i Drejtorisë së Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit Ekonomik e Social të Shqipërisë (2002-2006); Këshilltar për Planin Zhvillimor të Kosovës pranë Qeverisë së Kosovës (2006-2007); Profesor dhe Rektor i Universitetit Europian të Tiranës (2007-2010). Zëvendësrektor për kërkimin shkencor dhe Drejtor i Shkollës Doktorale në Universitetin Europian të Tiranës (2010-2011). Aktualisht është President i Universitetit Europian të Tiranës dhe Drejtor i Shkollës Doktorale.
Adrian Civici ka qenë dhe është anëtar i disa organizatave ndërkombëtare dhe universiteteve europiane: anëtar I Bordit Drejtues të EUROMONTA (Organizata Evropiane e zhvillimit të zonave malore me qendër në Bruksel); anëtar i Asamblesë Qendrore të RONGEAD (Institut i specializuar për marrëdhëniet tregtare ndërkombëtare me qendër në Lyon, Francë); anëtar I Këshillit shkencor të RAFAC (Rrjeti mesdhetar për zhvillimin të qëndrueshëm); Koordinator i Rrjetit Ballkanik për Zhvillimin e Qëndrueshëm me qendër në Paris; Lektor i asociuar në Universitetin e Lyon-it (ISARA), në CIHEAM – IAM Montpellier, Universitetin e Thesalisë, Greqi, Universiteti VALENCIA, Spanjë, IAM Bari, Itali. Fushat e tij të ekspertizës prekin kryesisht politikat agrare dhe tregtare për ekonomitë në tranzicion, procesin e transformimit dhe riorganizimit strukturor të ekonomisë shqiptare, teoritë ekonomike dhe modelet e zhvillimit, politikat dhe strategjitë e institucioneve ndërkombëtare, tregjet financiare, politikat monetare dhe bankat, etj. Është autor i disa librave brenda dhe jashtë vendit, i mbi 250 artikujve shkencorë e divulgativë në shtypin universitar e revista të ndryshme, i studimeve dhe publikimeve të tjera brenda dhe jashtë vendit, si dhe pjesëmarrës në shumë seminare dhe konferenca kombëtare e ndërkombëtare në fushën e ekonomisë, financës, zhvillimit ekonomik e social, etj.
Eshtë kryeredaktor i revistës shkencore “Economicus”, botim i Fakultetit Ekonomik të UET. Eshtë gjithashtu anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë që nga muaji prill 2005. Në vitin 2009, Adrian Civicit i është akorduar nga Presidenca Franceze dhe Akademia e SHkencave të Francës titulli “Kalorës i palmës së artë akademike”.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”3433″ img_size=”large”][/vc_column][/vc_row]
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.