[vc_row][vc_column][vc_single_image image=”3582″ img_size=”large”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Akademia e Lidershipit Rinor, 4 Maj 2019, ora 11.30,
tek Qendra Rinore Arka
✅ Tema: “Orientimi në tregun e punës faktor për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik”
✅ Lektor: Kleidor Rustemi
Bio
Kleidor Rustemi ka një eksperiencë 20 vjecare në programe zhvillimi dhe humanitare, cështjet e migrimit, azilit dhe pashtetësisë, fushën e tregut të punës dhe sipërmarrjes. Edukimi në shkenca sociale i ndërthurur me pasionin për artin, inovacionin dhe sipërmarrjen ka sjellë tek ai një kombinim praktik aftësish personale dhe profesionale.
Që prej vitit 2011, Kleidori drejton një nga programet e organizatës Zvicerane Swisscontact në Shqipëri që ofron mënyra praktike për integrimin e të rinjve në tregun e punës, ndërkohë që eksperiencat e tij të mëparshme përfshijnë mësimdhënien në Fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës, ofrimin e shërbimeve sociale dhe teknike në organizata ndërkombëtare dhe menaxhimin e një kompanie private.
Në akademinë e lidershipit rinor Kleidori sjell eksperiencën e tij në fushën e tregut të punës dhe punësueshmërisë dhe ndan me pjesëmarrësit mendime rreth zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm në vende në tranzicion si Shqipëria.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.