Akademia e Lidershipit Rinor, 20 Prill 2019, ora 11.00

[vc_row][vc_column][vc_single_image image=”3383″ img_size=”large”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text] Akademia e Lidershipit Rinor, 20 Prill 2019, ora 11.00, tek Qendra Rinore Arka

 Tema: Lidershipi dhe Networking

 Lektor: Prof. Asoc. Dr. Nevila Xhindi ( PhD)

BIO
Znj. Xhindi është pjesë aktive në sferën publike në Shqipëri përmes leksioneve, hulumtimeve dhe botimeve në sferën akademike, si dhe zhvillimin e projekteve në fusha të ndryshme sociale dhe ekonomike.
Znj Xhindi është diplomuar nga Universiteti i Tiranës si Doktore e Shkencave në Gjeografinë Humane dhe Doktore Shkencash për të dytën herë në Zhvillim-Planifikim Rajonal në Universitetin e Potsdamit në Gjermani.
Ajo ka qenë bursiste e Fulbright/Humphrey, bursë e administruar nga Departamenti Amerikan I Shtetit, pranë Universitetit Shtetëror të Pensilvanisë në SHBA, diplomuar për Politika dhe Studime të Krahasuara në Arsim.
Gjate periudhës 2007-2009 ka punuar si koordinatore e Qeverisë Shqiptare për Ndihmën e Huaj pranë Departamentit të Bashkërendimit të Strategjive dhe Koordinimit të Ndihmës së Huaj në Këshillin e Ministrave.
Për më shumë se 23 vjet ka punuar si lektore në disa universitete brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ka mbajtur pozicione drejtuese në Universitetin Europian të Tiranës në pozicionin e zv/rektores për bashkëpunim dhe zhvillim dhe drejtuese e Katedrës për studime Europiane “Jean Monnet“( Jean Monnet Chair), akredituar nga BE, Departamenti I Kulturës dhe Arsimit dhe gjatë viteve 2015-2016 ka qënë Rektore e Kolegjit Luarasi. Është anëtare e programit të Bashkëpunimit Europian për Shkencën dhe Teknologjinë (COST) në dy nga thirrjet e tij dhe pjesë e grupimit të Expertëve Europianë për procesing e Bolonjës (HERE). Nga muaji Nëntor 2013 deri në 2015, znj. Xhindi ka ushtruar detyrën e nënkryetares së Bashkisë së Tiranës.
Znj. Xhindi ka eksperiencë në planifikimin dhe zhvillimin strategjik, advokimin dhe pjesëmarrjen e komunitetit, menaxhimin / monitorimin dhe vlerësimin e projektit, studimin në tavolinë dhe hulumtimin në terren, duke punuar për dhe / ose në bashkëpunim me organizata të ndryshme kombëtare dhe qeveritare dhe private Qeveritë Shqiptare, OJQ-të OBK etj.), dhe institucionet ndërkombëtare si USAID, USDA, BECA USA, CRS, UNDP etj.
Fushat e saj të ekspertizës janë : politika arsimore; zhvillimin rajonal; lidership, kërkimi shkencor me impact publik; Proceset e integrimit në Bashkimin Evropian dhe pranimit.
Gjatë jetës së saj akademike ka botuar artikuj te rëndësishëm në revista të njohura brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Që prej muajit Nëntor 2017, znj. Xhindi është Drejtore e Përgjithshme për bashkëpunimin Institucional dhe zhvillimin e Projekteve në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë.

[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Leave a Reply



Skip to content