Të rejat

Me datë 23 Shkurt 2019 tek Qendra Rinore ARKA filloi AKADEMIA E LIDERSHIPIT RINOR.
Akademia u pershendet nga Kryetarja e Bashkise Shkoder Znj. Voltana Ademi dhe Kryetarja e Keshillit të Qarkut Shkoder znj. Greta Bardeli.

Folës nderi per hapjen e Akademise ishte ftuar z. Robert Wilton, zv. Ambasador i Prezences se OSBE ne Shqiperi i cili mbajti temen e dites “Instrumentet e demokracise dhe pjesemarrja e qytetareve. Te njejten teme mbajti leksionin dhe dr. Ermal Hasimja lektori i dites se pare te Akademise.

Consulting and Development Partners dhe Qendra Rinore ARKA po zbaton projektin YOU(TH) LED – Zhvillimi i Lidershipit dhe Angazhimit Rinor, i financuar nga USAID.

Akademia e Lidershipit Rinor është një program edukimi me qëllim përmirësimin e kapacitetit rinor dhe inkurajimin e aspiratave të të rinjve për të dhënë kontributin e tyre për zhvillimin e një shoqërie demokratike më të qëndrueshme.

Akademia përbëhet prej një cikli leksionesh të shpërndara në 20 javë, nga data 23 Shkurt deri më 29 Qershor 2019, cdo të shtunë të javës, e konceptuar rreth një tematike kryesore. Cdo javë ne do të kemi një të ftuar nderi kryesor për të dhënë një leksion të hapur mbi një temë të sugjeruar mbi rininë, lidershipin, qeverisjen, ekonominë, drejtësinë dhe etikën.

Ky program ka si pikësynim të ketë të paktën 30 te rinj pjesëmarrës, të grupmoshës 18-35 vjecare, duke përfshirë ketu studentë universiteti, të rinj nga administrata publike dhe shoqëria civile, si dhe gazetarë.

Ndër të ftuar nderi si folës, përgjatë kohëzgjatjes së Akademisë, janë ambasadorë te vendeve europiane, përfaqësuesi i ngarkuar me punë i SHBA, Ambasadori i Delegacionit Europian, ministra, zevendës-ministra, deputetë, kryetarë bashkie, profesorë universitetesh, udhëheqës të shoqërise civile si dhe gazetarë.

#USAID/ALBANIA
#CODEPartners