Të rejat

Me datë 21 Dhjetor 2018, ora 17.00 Qendra Rinore ARKA organizoi mbramje të hapur leximi ne kuadër të Programit “ODA E POEZISË” që mikëpritet një herë në muaj nga Andreas Dushi.
Në këtë takim kishim të ftuar poeten zj. Arjola Zadrima me librin e fundit Carpe Diem. Të rinjtë diskutuan rreth veprës së poetes. Pjesa e dyte e mbrëmjes vijoi me leximet e krijuesve të rinj.
_____________________________________________________________
ODA e Poezisë është Program i Qendrës Rinore ARKA dhe ka qëllim promovimin e poetëve të rinj. Gjithashtu në cdo takim synohet të ftohen poetë të njohur në menyrë që të nxitet diskutimi rreth ketij mediumi.