Të rejat

Ditën e shtunë, datë 15 dhjetor 2018 pranë qëndrës rinore ARKA ne Shkodër, MEMO organizoi aktivitetin „PERMES“.

Në aktivitet morën pjesë me dhjetëra shkodranë të gjitha moshave. Qëndra MEMO u prezentua nga drejtoresha e saj, artistja dhe aktivistja e mirënjohur, zonja Ema Andrea.

Në vijim e morën fjalën sipas programit:

– Z. Agron Tufa, hulumtues dhe drejtor i ISKK, me temën: “Shkodra – jehona traumatike e terrorit komunist”.

– Zj. @Enida Bozheku , juriste dhe aktiviste, me temën: “Juridiksioni i terrorit komunist”

– Z. Frederik Shestani me temën: “Absurditeti i krimit shtetëror – Burg dhe internim per muzikë”

– Z. Gjon Radovani, drejtor i bordit të MEMO, me temën: “MEMO – një histori e vonuar”.

Ne vijim të pranishmit u ndanë në grupe për të diskutuar temat e burgut, internimit, demaskimit, çensura në art, puna dhe gruaja ne diktaturë. Të mbijetuar, vuajtës dhe dëshmitarët okularë të fenomenit të shtypjes dhe represionit komunist që drejtuan edhe diskutimet ishin: Z. Filip Guraziu, Z. Franc Nikaj, Znj. Tamara Gaci, Z. Gjeto Vocaj, Z. Gjoke Vata, Z. Bert Naraçi, Zj. Viola Duka, Znj. Fatbardha Mulleti Saraçi dhe Z. Ndrek Bazhdari.

Interesi i të rinjve dhe pjesëmarrja e tyre në diskutime ishte shumë i madh. Trajtimi i temave të mësipërme zgjati rreth dy orë dhe të rinjtë patën mundësi të dëgjojnë ndoshta për herë të parë nga dëshmitarë okularë egërsinë dhe absurditetin e krimit të diktaturës komuniste mbi popullin shqiptar.

Në mbyllje të mbrëmjes muzikantë të famshëm shqiptarë dhe të rinjtë e grupit muzikor të qëndrës ARKA, u përkujdesën për krijimin e një atmosfere sa të këndëshme aq dhe cilesore për vazhdimin e diskutimeve rreth temës.

Një falenderim i vecantë i shkon nga MEMO të gjithë pjesëmarrësve dhe të ftuarve në avent, si dhe mikpritëses, qëndrës ARKA si dhe sposorit te cocktail-it, Kinema Millennium. Ky event shënoi fillimin e një bashkëpunimi afatgjatë ndërmjet dy qëndrave.