Të rejat
Qendra Rinore Arka mirëpret Salvatore Esposito dhe Shamanin i tij
- 15 Shkurt, 2022
- Posted by: Alkida Ujkaj
- Kategori: Aktivitete Kulture Kulturë Te rejat
Gjate gjithë ditës së shtune të datës 12 Shkurt, Qendra Rinore “ARKA” u zhvendos për disa orë në Itali dhe pikërisht në Mugnano, Napoli, qyteti i lindjes së të ftuarit special të asaj fundjave: Salvatore Esposito.
I ftuari, i ardhur nga Rajoni i Campania-s nga Italia, është një person shumë i njohur si në industrinë e filmit italian ashtu edhe në atë ndërkombëtar falë rolit të tij kryesor si Genny Savastano në serialin televiziv italian Gomorra, frymëzuar nga bestselleri me të njëjtin titull të autorit Roberto Saviano.
I njohur më së shumti për talentin e tij si aktor, Salvatore Esposito vjen në Shqipëri me një veshje (maske, pamje) tjetër, atë të një shkrimtari. Madje, prej disa vitesh fytyra e famshme e Gomorrës ka nisur me veprimtarinë e shkrimit, duke nisur nga viti 2016 me autobiografinë e tij “Non volevo diventare un Boss” (Nuk doja të bëhesha shef) dhe më pas në vitin 2021 me romanin e tij të parë Lo Sciamano. .(Shamani). Dhe pikërisht për këtë arsye shkrimtari i ri mbërriti në Qendrën Rinore dhe Kulturore Arka në Shkodër, për të prezantuar dhe promovuar qasjen e tij të parë në të shkruar.
Lo Sciamano është një roman thriller i cili tregon historinë e një profilizuesi me famë ndërkombëtare, i cili duhet të zgjidhë një krim që ka disa lidhje me jetën e tij private. Libri i ri, siç shpjegon shkrimtari, në fakt lindi me synimin për të shkruar një skenar që vetëm në një moment të dytë mori formën e një romani të vërtetë dhe që më pas u kthye në një serial televiziv.
Shumë njerëz erdhën për të ndjekur prezantimin dhe mes tyre shumë qytetarë italian që ndodhen aktualisht në Shqipëri për arsye pune, por edhe shumë të rinj shqiptarë të apasionuar dhe adhurues të aktorit. Pikërisht me të rinjtë Salvatore Esposito u tregua i disponueshëm për të dialoguar dhe diskutuar për çështje të rëndësishme që lidhen me rininë, duke i ftuar ata të angazhohen vazhdimisht për të realizuar ëndrrat e tyre, por edhe duke i kërkuar që të pranojnë me qëndrim pozitiv edhe disfatat personale.
Ka qenë një nder për Shqipërinë, dhe veçanërisht për Qendrën Rinore “ARKA”, të ketë Salvatore Esposito për një ditë, duke sjellë kështu pak kulturë italiane, por veçanërisht, profesionalizëm dhe argëtim.
Qendra “ARKA” falenderon Salvatore Esposito për praninë e tij dhe është entuziaste ta kemi sërish për prezantimin e serisë së dytë të Lo Sciamano, i cili do të dalë shumë shpejt në libraritë italiane.