Filmi: “Cleo” – Shkodër

Filmi: “Cleo” nga Erik Schmitt (2017-19)
E martë, 20/10/2020, ora 18:00
Qendra Rinore “Arka” Shkodër
(versioni origjinal në gjermanisht me titra në shqip)
Hyrja e lirë!
„Cleo“ për Berlinin është ajo, që „Bota përrallore e Amelisë“ është për Parisin: Me ide që i vërshojnë gjithandej gjahtarja e thesareve Cleo na bën ta ndjekim përmes një qyteti si të magjepsur në kërkim të thesarit të superkriminelëve vëllezërve Sass. Një përrallë metropoli me personazhe dytësorë të pazakontë nga e shkuara dhe e rrëfyer me shumë humor, romantike, lozonjare dhe njëkohësisht një deklaratë dashurie për Berlinin.
Filmi, i cili është i përshtatshëm veçanërisht për shikues/e të një moshe të re (duke nisur nga 6 vjeç), ka fituar në vitin 2019 çmimin si filmi më i mirë për të vegjël e të rinj në festivalin e filmit në Mecklenburg-Vorpommern. Goethe-Zentrum e prezanton këtë film në kuadër të Tetorit Gjerman.
Kujdes: kërkohet të rezervoni!
Filmi do të shfaqet përpara një publiku të kufizuar open-air me hyrje gratis.
Të gjithë të interesuarit duhet të regjistrohen me email në shkodra@goethe.al deri 48 orë përpara fillimit të filmit.
Lutemi për regjistrimin tuaj përmes emrit, numrit të telefonit, adresës email si dhe duke njoftuar kohën dhe vendin e shfaqjes.
Hyrja do të jetë e mundur vetëm nëse rezervimi konfirmohet nga organizatorët.
Jeni të lutur të ruani distancën me njëri-tjetrin dhe gjatë shfaqjes të mbani maskën.

Leave a Reply



Skip to content