? Eldorado ?do të shfaqet me datë 31 tetor.

? Eldorado ?do të shfaqet me datë 31 tetor, ora 19 ne Teatrin Migjeni ne Shkodër. Hyrja e lire dhe e mirepritur.

“Eldorado” është vepër e dramaturgut të mirënjohur bashkëkohor gjerman Marius von Mayenburg, veprat e të cilit shquhen për frymën anti-borgjeze dhe kanë pasur e kanë një ndikim shumë të fortë në teatrin europian.
Marius von Mayenburg lindi më 1972 në Mynih. Drama e tij e parë, “Haarmann”, u vu në skenë në Deutsches Theater në Berlin më 1996. Që nga viti 1999 ai është dramaturg në Schaubühne në Berlin.
Ai u bë i njohur kryesisht me dramën e tij “Fireface”, shkruar në 1997. Më vonë drama e tij “Perplex” pati premierën e saj në gjuhën angleze në Prill 2014 në Sydney Theater Company në Australi dhe drama tjetër “Martiri” u shfaq në Teatrin Unicorn në Londër në Tetor 2015. Te “Eldorado”, dramë e shkruar në vitin 2006, përtej pamjes së drejtpërdrejtë të teksturës shtrohet një pyetje kokëfortë: Si mund të vazhdojmë të jetojmë, kur krime të papërshkrueshme po kryhen në emër të demokracisë dhe qytetërimit Perëndimor?
Regjisor i shfaqjes është Stefan Çapaliku, skenograf Sadik Spahija, koreograf Gjergj Prevazi. Interpretojnë: Suela Bako, Ervin Doko, Andja Xhunga, Bes Bitraku, Ina Morinaj, Ledian Gjeçi.

Leave a Reply



Skip to content