Zgjedhjet për Bordin e Këshillit Rinor ARKA 2019 – Enes Mandi 16 vjeç

??Zgjedhjet për Bordin e Këshillit Rinor ARKA

 Enes Mandi, 16 vjeç nga Shkodra, nxënës në Medresenë “Haxhi Sheh Shamia”.

Është pjesë e Këshillit Rinor Arka që në vitin 2018.

 Ka qenë pjesë në shumë aktivitete shkollore ndër të cilat ka qenë fitues i çmimit të tretë nga “Fjala Artistike”; pjesëmarrës në javën shkencore të realizuar në Shkodër dhe të organizuar nga Medreseja e Stambollit. Është pjesëmarrës dhe në aktivitete jashtëshkollore, ku është pajisur me certifikata nga trajnimet e realizuara nga BE.

 Ai është marrë dhe me nisma të ndryshme humanitare dhe kulturore.

 Ai mendon se rinia ka më tepër nevojë për motivim dhe vende ku ato mund të shfaqin talentet dhe mendimet e tyre. Motoja, të cilën ai e ndjek dhe mendon se është e duhura: “Rinia është forca e të sotmes dhe shpresa e së ardhmes”.

Leave a Reply



Skip to content