Të rejat

Konferenca e hapjes së projektit YOU(TH) LED – Zhvillimi i Udhëheqjes dhe Angazhimit Rinor, zbatuar nga CODE Partners me financim nga USAID.
Projekti You(th) Led – Zhvillimi i Lidershipit dhe Angazhimit Rinor ka si qëllim përmirësimin e kapaciteteve dhe inkurajimin e aspiratave të të rinjve në mënyrë që brezat e ri të japin kontributin e tyre në komunitetin e tyre lokal dhe të përfitojnë prej një realiteti më të qëndrueshëm, më demokratik dhe më të pasur (Bashkia Shkodër).
Duke nxitur lidershipin, angazhimin civil dhe pjesëmarrjen e të rinjve të Bashkisë Shkodër në politikë dhe në jetën publike, të rinjtë kanë mundësi të japin kontributin e tyre në shoqëri, duke siguruar zhvillim dhe paqe.
Aktivitetet kryesore te projektit do te jenë : Hartimi i Prioriteteve Strategjike te Zhvillimit Rinor, Hapja e Akademisë së Lidershipit Rinor, Krijimi i Klubeve Sociopolitike dhe Programi Rock Politik. Ne konferencë moren pjese te rinj, perfaqesues te shoqerise civile dhe perfaqesues te institucioneve publike.