Të rejat

#YAG – Grupi Rinor Këshillimor i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri – organizoi të mërkurën pasdite debatin e hapur “Ku është rinia kur merren vendimet?”, me pjesëmarrjen shumë të vlerësuar të Rudina Hajdarit, deputete e Kuvendit të Shqipërisë, Ergys Gezkajt – president i “Liburnetik” dhe Marjan Lukanit, drejtor i qendrës rinore “Arka”.

Çdo debati i duhet pasioni i të rinjve. Të rinjtë shpesh janë më se të aftë t’i gjejnë zgjidhjet, por duhen krijuar kushtet konkrete për realizimin e tyre.

Falënderojmë të gjithë ata që iu përgjigjën ftesës tonë të hapur duke i dhënë vlerë aktivitetit me pyetjet dhe diskutimet e tyre të frytshme. #YouthTalk do të vazhdojë të trajtojë tema me rëndësi për të rinjtë, edhe jashtë Tiranës.

Ritakohemi së shpejti!