“DOME” Monodrama e aktorit Enver Hyseni

[vc_row][vc_column][vc_column_text]Teatri i sendeve të kujdesshme shfaq monodramën “DOME”
Aktori: Enver Hyseni
Teksti dhe Regjia: Stefan Çapaliku
Datë 25 dhjetor, ora 18.00.
Te Qendra Rinore ARKA

 

Sinopsis

“Dome” është një monodramë e shkruar enkas për aktorin e Teatrit “Migjeni” të Shkodrës, Enver Hyseni. Shkrimi i saj është produkt i një vëmendje të zgjuar gjatë bisedave të gjata ndër procese pune apo ndenje të rastësishme me aktorin.
Ajo që më ka bërë përshtypje gjatë këtyre biedave ka qenë gjithmone sinqeriteti i thellë me të cilin Enver Hyseni tregonte aspekte të ndryshme të jetës së vet, që rrinin të lidhura ngushtë me epokën së cilës i përkisnin. Më kanë përshtypur gjithashtu edhe thjeshtësia e tregimit e veçanarisht mungesa e mllefeve dhe inateve.
Si çdo person tjetër edhe Enver Hyseni e ka jetuar kohën e vet herë ndër margjina e herë në kryeradhë; e ka jetuar brenda tragjizmit dhe komikes; e ka jetuar në varfëri dhe në lavdi; vetëm dhe me shokë; me mish e me shpirt.
Pra kam dashur të shkruaj e më vonë të ndërtoj një shfaqje të thjeshtë, “shfaqje aktori”. Një shfaqje që të ngjasojë si një akt rrëfimi, pse jo edhe kërkimi ndjesë, pardoni, si një gjest që kaq shumë i mungon shoqërisë sonë.

[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Leave a Reply



Skip to content