Të rejat

AKADEMIA E LIDERSHIPIT RINOR

🗓22 Mars 2019, ora 11.00

💡Format Inovative te “Welfare”: Shërbimet ndaj Personit dhe Komunitetit.

E ftuar nderi: Ardiana Jaku, zv. Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Biografia:

Ardiana Jaku (1982).
Në vitin 2004 ka kryer studimet e larta në Universitetin Luigj Gurakuqi në Shkodër dhe është diplomuar me rezultate shumë të mira në fakultetin e Shkencave të Natyrës.
Në 2007 Ardiana ka kryer studimet pasuniversitare në Fakultetin Ekonomik të Tiranës ku ka marrë master në financë . Ardiana ka punuar 2 vite si mesuese në shkollën e mesme “Kolin Gjoka” në Lezhë. Më vonë ka patur një angazhim 6 – vjeçar në sistemin bankar. Në vazhdim ka punuar 2 vite në pozicion drejtues për një organizatë prestigjoze ndërkombëtare. Nga 2013 e në vazhdim ka punuar si drejtoreshë rajonale e Sherbimit Social Shtetëror Qarku Lezhë. Aktivizimin shoqëror dhe politik e ka nisur që në vitet studentore me levizjet rinore dhe shoqërine civile. Ardiana është trajnuar dhe ka patur eksperienca pune me kohë të pjesshme me projektet e shumë organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare. Më konkretisht është çertifikuar si eksperte nga APM GROUP – Angli, në shkrimin, prezantimin, menaxhimin dhe monitorimin e projekteve. Gjithashtu është e trajnuar nga anëtare të parlamentit Hollandez në lidership dhe ligjerim publik.