Akademia e Lidershipit Rinor | 25 Maj 2019

[vc_row][vc_column][vc_single_image image=”4203″ img_size=”large”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Akademia e Lidershipit Rinor | 25 Maj 2019 | ora 12.00| Qendra Rinore Arka

Tema: Mozaiku Palermo, model i një kopështi planetar.

Lektor: Prof Andrea Cusumano, ish Zv. Kryetar i Bashkisë së Palermos për Kulturën

Ky takim mbështetet nga Instituti Italian i Kulturës

Bio

Andrea Cusumano është akademik, regjisor, dramaturg, piktor, skulptor, interpretues, dirigjent orkestre dhe skenograf. Kërkimet e tija, shumë heterogjene dhe mes disiplinave të ndryshme, variojnë nga eksperimentet formale në mediume pikture, skulpture, instalime mjedisore, Live Art dhe performanca të ndërlikuara teatrore, më së shumti specifike. Puna e tij është ekspozuar dhe përfaqësuar në qendra të ndryshme prestigjioze dhe në festivale ndërkombëtare në Evropë, Indi dhe SHBA. Ai është docent në Kolegjin Goldsmiths të Londrës e ekzaminues i jashtëm në Universitetin Amerikan të Athinës dhe në Shkollën Qendrore të të Folurit dhe Dramës në Londër. Ka qënë Lektor i Lartë në Kolegjin Qendror të Arteve dhe Design të Saint Martins në Kolegjin Rose Bruford, profesor në Akademinë Verore Ndërkombëtare të Venedikut dhe asistent Profesor në Sommer Akademie für Bildende Kunst në Salzburg në klasat e Prof. Hermann Nitsch, Prof. Geoffrey Hendricks dhe Prof. Jacobo Borges. Ai është drejtor artistik i CeSDAS (Qendra Eksperimentale për Dramaturgjinë e Aplikuar në Hapësirë), me të cilën ka kryer projekte të ndryshme të mësimdhënies dhe dramaturgjisë në bashkëpunim me institucione të rëndësishme ndërkombëtare. Ka bashkëpunuar me Hermann Nitsch për më shumë se njëzet vjet. Që nga viti 2013 ai ka ideuar dhe kuruar një festival rezident të Goldsmiths-it në Kantieret Kulturore në Zisa, me qëllim promovimi të një prezence të përhershme të Universitetit të Londrës në Palermo.

Prej vitit 2014 dhe deri pak muaj më parë ai ishte Këshilltar për Kulturën në Bashkinë e Palermos.

✔️Projekti YOU(TH) LED – Zhvillimi i Udhëheqjes dhe Angazhimit Rinor zbatohet nga CODE Partners dhe financohet nga USAID.

[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Leave a Reply



Skip to content