Të rejat

Akademia e Lidershipit Rinor | 15 Qershor 2019 | ora 11:00 | Qendra Rinore Arka

Tema: Projektet e jetës për të qënë i suksesshëm Lektor: Prof.Asoc. Dr Përparim Kabo.

✔️Projekti YOU(TH) LED – Zhvillimi i Udhëheqjes dhe Angazhimit Rinor zbatohet nga CODE Partners dhe financohet nga USAID.

#codepartners
#usaidalbania

Bio

Prof. Asoc. Dr Përparim Kabo me një përvojë 42 vjeçare në fushën e arsimit si lektor, kërkues shkencor dhe autor librash, shpërfaq një personalitet të spikatur të jetës akademike dhe kulturore.
Në karrierën e tij për 2 vite ka qënë këshilltar i lartë i Kryeministrit për çështjet e arsimit, shkencës fesë dhe pakicave kombëtare.

Ka një aktivitet të gjërë botues, brenda dhe jashtë vëndit, si në Francë, Spanjë, Hunari, Itali dhe tani së fundëmi në Çeki.

Ka marrë pjesë në tubime shkencore ndërkombëtare me referime brenda dhe jashtë vëndit.
Eshtë nderuar me çmimin “Aleksandri i Madh” dhe me Çmimin e UNESCOs. Ka kontribute në fushën e artit, kulturës edhe si kritik arti.

Kontributi tij është i vlerësuar edhe në çështje të shoqërisë civile. Dallohet për prezencë aktive dhe profesionale në median e shkruar dhe atë audiovizive.